Al Madinah Quran
Language
The Women Page 104
Home
Juz 6 Page 104 / 604 Hizb 11

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 163

    Na të kemi dërguar ty shpalljen, ashtu siç i kemi dërguar shpallje Nuhit, dhe pejgamberëve pas tij; e, Ne iu kemi dërguar shpallje edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit, edhe Isait, edhe Ejjupit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit. E, Dautit ia kemi dhënë (Librin) Zeburin.

  2. 164

    (Na kemi dërguar) edhe pejgamberë, për të cilët, të kemi treguar më parë dhe pejgamberë për të cilët nuk të kemi treguar ty. E, Perëndia, me siguri, ka biseduar me Musain.

  3. 165

    (Na kemi dërguar) pejgamberë, sihariques dhe lajmërues (frikën), që njerëzit të mos kenë ndonjë vërejtje ndaj Perëndisë, pas ardhjes së pejgamberëve. Se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

  4. 166

    Perëndia dëshmon Profetninë tënde (o Muhammed!) me atë që ta ka shpallur ty, të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij – edhe engjëjt dëshmojnë (këtë), e Perëndia, të mjafton ty dëshmitar.

  5. 167

    Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.

  6. 168

    Ata që nuk besojnë dhe bëjnë zullum, Perëndia nuk i falë ata, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge,

  7. 169

    përveç në rrugën e skëterrës, në të cilën do të qëndrojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë, - e, kjo për Perëndinë është lehtë.

  8. 170

    O njerëz! Pejgamberi, madje ua ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj; andaj, besoni – se (kjo) për ju është më mirë! E në qoftë se, nuk besoni (Perëndisë nuk i dëmtoni asgjë), dinie se të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. E, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00