Al Madinah Quran
Language
The Table Page 117
Home
Juz 6 Page 117 / 604 Hizb 12

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 51

    O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjt dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.

  2. 52

    I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë (nga hipokrizia) se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: “Druajmë se mos po na goditë ndonjë fatkeqësi”. E, Perëndia do t’i sjell fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen,

  3. 53

    e ata që besojnë do të thonë: “A këta janë ata që përbetoheshin, me betimin më të thellë, se ata me të vërtetë janë me ju?” Veprat e tyre kanë dështuar (për shkak të hipokrizisë) dhe ata u dëmtuan.

  4. 54

    O besimtarë! Nëse ndokush prej jush shmanget nga besimi i vet, me të vërtetë Perëndia do të sjell një popull, që e don dhe që ata e donë (Perëndinë), të cilët janë të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj mohuesve; luftojnë në rrugën e Perëndisë dhe nuk i druajnë qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, se Perëndia ka mirësinë e gjerë dhe di çdo gjë.

  5. 55

    Miku juaj është vetëm Perëndia, Profeti i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin, japin zeqatin, që janë modest e të përvuajtur ndaj Perëndisë.

  6. 56

    Me të vërtetë, ata që marrin për mik Perëndinë, Pejgamberin e Tij dhe ata që besojnë, (ata janë në anën e Perëndisë); dhe ana e Perëndisë do të jetë fitues.

  7. 57

    O besimtarë! Mos i merrni për miq ata, të cilët, fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata, të cilëve ju është dhënë Libri para jush, apo qofshin mohuesit, - dhe druajuni Perëndisë, nëse jeni besimtarë!

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00