Al Madinah Quran
Language
The Cattle Page 131
Home
Juz 7 Page 131 / 604 Hizb 13

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 28

    Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë.

  2. 29

    Ata thoshin: “S’ka jetë përveç në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.

  3. 30

    Ah! Sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit, Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Perëndia do t’ju thotë: “E pra, tani, shijoni dënimin, sepse nuk keni besuar!”

  4. 31

    Gjithsesi, ata e kanë dëmtuar veten, që e kanë përgënjeshtruar takimin me Perëndinë; e kur befas t’u arrijë Dita e Kijametit, do të thonë: “Të mjerët ne çka kemi humbur në jetën e Tokës!” dhe do t’i bartin mëkatet e veta në shpinën e tyre. E, sa e shëmtuar është ajo barrë!

  5. 32

    Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e argëtim, kurse, bota tjetër, është e vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni?

  6. 33

    Na e dijmë, se ty, me siguri, të zemëron ajo që thonë ata. Ata, me të vërtetë nuk të fajësojnë ty se je gënjeshtar, por zullumqarët mohojnë argumentet e Perëndisë.

  7. 34

    Edhe para teje (o Muhammed!), shumë pejgamberë janë përgënjeshtruar, por ata kanë duruar për atë që janë konsideruar. Dhe kanë vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jonë, - e askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Perëndisë, - dhe, padyshim, te ti kanë arritur disa lajme për pejgamberë.

  8. 35

    Nëse ty të vie rëndë kthimi i tyre (prej teje), e nëse mund të kërkosh zgavër në tokë ose shkallë në qiell, e t’u sjellësh një mrekulli (bëne këtë)! Sikur Perëndia të donte, do t’i kishte tubuar ata në rrugë të mbarë; mos u bënë nga ata që nuk e dinë këtë!

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00