Al Madinah Quran
Language
The Cattle Page 140
Home
Juz 7 Page 140 / 604 Hizb 14

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 95

    Me të vërtetë, Perëndia është Ai që farën dhe bërthamën e bën të shpërthejë (të mugullojë). Ai, e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe është nxjerrës i të vdekurit prej të gjallit. Ky është Perëndia. E ku po zmbrapseni ju (prej të vërtetës).

  2. 96

    Ai është Krijues i dritës ditore, natën e bëri për pushim, e Diellin e Hënën për të njehësuar kohën. Kjo është dispozita e Perëndisë, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

  3. 97

    Ai është që ju ka krijuar yjet, për t’u orientuar në errësirat e tokës dhe të detit. Na u shpjegojmë hollësisht dokumentet Tona, njerëzve që dinë.

  4. 98

    Ai është që ju ka krijur prej një njeriu (Ademit) që të jetoni dhe të varroseni në tokë. Na ua sqarojmë hollësisht dokumentat Tona njerëzve që kuptojnë.

  5. 99

    Dhe Ai është që ka zbritur ujin nga qielli, me të cilin nxjerrim çdo lloj bime dhe me te rritet gjelbërimi, e nga ky nxjerrim kokërrat e dendura; dhe prej palmës së hurmës, nxjerrim nga majat e saj, kalaveshat e ulët; dhe nxjerrim kopshtije rrushi, ulliri dhe shege, disa janë të ngjashme me njëra-tjetrën e disa jo. Vështroni frutet e tyre kur lidhin dhe piqen. Në to, me të vërtetë, ka argumente, për ata njerëz që besojnë.

  6. 100

    Idhujtarët i kanë trilluar Atij nga injoranca, djem e vajza. Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart nga ajo që i përshkruajnë ata!

  7. 101

    Ai është krijues i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, për Te s’ka grua. Ai ka krijuar çdo gjë dhe vetëm Ai di çdo gjë.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00