Al Madinah Quran
Language
The Cattle Page 141
Home
Juz 7 Page 141 / 604 Hizb 14

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 102

    Ky është Perëndia, Zoti juaj. S’ka zot tjetër përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, andaj adhuroni Atë! Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje!

  2. 103

    Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë. Ai i përfshinë shikimet e të gjithëve. Ai është bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.

  3. 104

    Me të vërtetë, ju kanë ardhur juve nga Zoti juaj, argumente të qarta; ai që i studjon ato, i sjellë dobi vetes; e ai që nuk i vëren ato, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.

  4. 105

    Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën).

  5. 106

    Paso (ndiq) ti atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka tjetër zot veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.

  6. 107

    Sikur të donte Perëndia, ata nuk do t’i bënin shok Atij. Na nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre, e as që je mbikëqyrës i tyre.

  7. 108

    Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije. Kështu, Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e tyre. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, e Ai do t’i lajmërojë ata për atë që kanë punuar.

  8. 109

    Ata betohen në Perëndinë, me betimin më të rëndë, se nëse ju vjen një dokument, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Dokumentet janë vetëm te Perëndia!” E kush ua bënë me dije juve, se ata, kur t’ju vie dokumenti, nuk do të besojnë?

  9. 110

    Na ua kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do të besojnë), ashtu si nuk kanë besuar (Kur’anin) as më parë. Na do t’i lëmë ata në humbje, që të bredhin andej-këndej.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00