Al Madinah Quran
Language
The Heights Page 165
Home
Juz 9 Page 165 / 604 Hizb 17

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 121

    (Magjistarët) thanë: “Na besojmë në Zotin e gjithësisë, -

  2. 122

    Zotin e Musait dhe të Harunit”.

  3. 123

    Faraoni tha: “Ju e besuat para se t’ju lejoj unë, kjo, me të vërtetë, është mashtrim që e keni përgatitur në qytet, për t’i dëbuar banorët e tij. Do ta shihni ju!

  4. 124

    Do t’ju këpusë duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’ju vari të gjithëve.

  5. 125

    Ata thanë: “Na, me të vërtetë, i kthehemi Zotit tonë!

  6. 126

    Ti mund të na hakmerresh vetëm që i besuam argumentet e Zotit tonë – posa na erdhën. O Zoti ynë, na jep durim të madhe dhe bëna të vdesim muslimanë!”

  7. 127

    Paria e popullit të Faraonit thanë: “A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë, dhe që të lë ty dhe zotrat tu?” (Faraoni) u përgjegj: “Na do t’i mbysim djemtë e tyre e do t’i lëmë gjallë gratë (bijat) e tyre; e na, me të vërtetë, jemi sundues mbi ta”.

  8. 128

    Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Perëndia dhe duroni, se, me të vërtetë, toka është e Perëndisë. Ai ia jep trashëgim kujt të dojë prej robërve të Tij. E, përfundim i bukur do të jetë për ata që i druajnë Perëndisë”.

  9. 129

    (Populli i Musait) thanë: “Na kemi qenë të torturuar para se të vish ti dhe pas ardhjes tënde”. (Musai) tha: “Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj, e juve do t’ju bëjë trashëgimtarë në Tokë, e t’ju vërejë se si do të veproni”.

  10. 130

    Dhe na e kemi dërrmuar popullin e Faraonit me thatësi, me vite të thata dhe mungesë frutesh, për t’u këshilluar ata.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00