Al Madinah Quran
Language
The Heights Page 167
Home
Juz 9 Page 167 / 604 Hizb 17

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 138

    Na i kaluam bijtë e Israelit përtej detit, ku hasën në popull që i luteshin putave të tyre; (Ata) thanë: “O Musa, bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zotëra”. (Musai) tha: “Ju me të vërtetë, jeni populli injorant”.

  2. 139

    Këta, me të vërtetë janë të humbur dhe veprat që i punojnë janë të pavlefshme.

  3. 140

    (Musai) tha: “A mos vallë do t’ju kërkoj unë zot tjeër përveç Perëndisë, kur Ai ju ka lavdëruar mbi të tjerët”.

  4. 141

    (Kujtohuni) kur Na ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju torturoi pa masë: fëmijët meshkuj i mbytnin, kurse femrat tuaja u linin gjallë. Kjo ka qenë sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.

  5. 142

    Na, ia caktuam Musait tridhjetë netë (për adhurim) dhe ia plotësuam ato edhe me dhjetë të tjera, dhe kështu u plotësua koha e caktuar e Zotit të tij në dyzet ditë. E, Musai, i tha vëllait të tij Harunit: “Më zëvendëso te populli im dhe mbaj rregull, e mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!”

  6. 143

    Kur Musai erdhi në kohën e caktuar Tonën dhe Zoti foli me të, (Musai) tha: “O Zoti im, diftomu që të të shoh Ty!” (Zoti) tha: “Ti nuk mund të më shohësh, por shiko në atë mal, e nëse qetësohet në vend të vet, ti do të më shohësh”. E kur erdhi në shprehje fuqia e Zotit të tij – në mal, e dërmoi atë në copa, e Musait i ra të fikët (i pakur). E, kur erdhi në vete, tha: “Qofsh i lavdëruar Ti, kthehem te Ti dhe unë jam i pari i besimtarëve!”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00