Al Madinah Quran
Language
The Heights Page 168
Home
Juz 9 Page 168 / 604 Hizb 17

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 144

    (Zoti) tha: “O Musa, Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët – me dërgimet e Mia dhe bisedimin Tim. Merre atë që ta kam dhënë dhe bëhu nga mirënjohësit!”

  2. 145

    Na ia kemi shkruar në pllaka (Teurat) këshillën për çdo gjë dhe shpjegimin për gjithçka (që kanë nevojë): “Merre këtë, me seriozitet, dhe urdhëroje popullin tënd që të përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregojë shtëpinë e mëkatarëve.

  3. 146

    Do t’i shmangi prej argumenteve të Mia, ata që madhështohen pa të drejtë në Tokë. Nëse shohin çfarëdo dokumenti; nuk e besojnë atë. Nëse shohin rrugën e drejtë, nuk e ndjekin atë, e nëse shohin rrugën e gabuar, e marrin atë – rrugë. Kjo është për shkak se ata i përgënjeshtruan dokumentet Tona dhe ishin të pakujdesshëm ndaj tyre.

  4. 147

    E, ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u dështojnë veprat e tyre. Ata, nuk do të dënohen ndryshe, veç ashtu si kanë punuar.

  5. 148

    Populli i Musait – pas shkuarjes së tij – filluan ta adhurojnë viçin e bërë nga stolisjet e tyre të arit – viç për kah pamja dhe pallja. A nuk panë ata, se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzojë në rrugë të drejtë. Ata morën këtë viç për adhurim dhe u bënë zullumqarë.

  6. 149

    Dhe pasi u penduan shumë, pastaj dhe panë se janë trullosur, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na falë, me të vërtetë, do të jemi të humbur!”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00