Al Madinah Quran
Language
The Spoils of War Page 181
Home
Juz 9 Page 181 / 604 Hizb 18

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 34

    Ç’kanë ata, e (përse) të mos i dënojë Perëndia, sepse, ata e pengojnë vizitën në Mesxhidil-haram (Qabe), edhe pse ata nuk janë padronë (kujdestarë) të tij. Padronë të tij duhet të bëhen vetëm ata që i druajnë Perëndisë, por shumica e tyre nuk e dinë.

  2. 35

    Lutja e tyre në Qabe qëndron vetëm në fërshëllimë dhe duartrokitje. Andaj priteni ndëshkimin, pasi që jeni mohues!

  3. 36

    Me të vërtetë, mohuesit e ndajnë (shpenzojnë) pasurinë e tyre, për t’i penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë. Ata do ta ndajnë atë (pasuri), e pastaj do ta ankojnë atë humbje, sepse, do të jenë të mundur. E, ata që nuk besojnë, do të tubohen në xhehennem,

  4. 37

    që Perëndia të veçoj të keqin nga i miri; të këqinjt i palon njërin mbi tjetrin, e të gjithë i grumbullon e i hudhë në xhehennem. Këta, me të vërtetë, janë të humbur.

  5. 38

    Thuaju mohuesve: nëse largohen (nga mohimi), do t’ju falet e kaluara, e nëse kthehen (në mohim), atëherë dihet se si ka qenë ligji i të parëve (se si janë ndëshkuar mohuesit dhe si janë ndihmuar besimtarët).

  6. 39

    Dhe luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Perëndisë. E, nëse frenohen prej mohimit, - Perëndia i sheh punët e tyre;

  7. 40

    E, nëse largohen nga feja, dinie se Perëndia është miku juaj. Ai është mik i mrekullueshëm dhe ndihmës i mrekullueshëm!

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00