Al Madinah Quran
Language
The Cow Page 20
Home
Juz 1 Page 20 / 604 Hizb 2

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 127

    (Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di!

  2. 128

    O Zoti ynë bëna neve të përulun ndaj urdhërave Tuaja! Dhe bënë që pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj urdhërave Tua, dhe tregona format e ceremonive të Haxhit! Pranoje edhe pendimin tonë, se padyshim, Ti i pranon pendimet dhe je mëshirues i madh!

  3. 129

    O Zoti ynë! Dërgo në mesin e tyre një pejgamber prej tyre, që do t’u lexojë ajetet (versetet) Tuaja, dhe t’ua mësojë atyre Librin dhe t’i ofrojë dijeni të përsosur e t’i pastrojë ata (prej fajesh), se, me të vërtetë, Ti je i plotëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm!”

  4. 130

    Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që nuk e njeh vetveten. Na me të vërtetë atë e kemi zgjedhë në këtë botë, e ai, edhe në botën tjetër do të jetë ndër të mirët.

  5. 131

    Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): “Bëhu i bindshëm!” – ai u përgjegj: “Unë i jam bindur Zotit të gjithësisë!”

  6. 132

    Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!”

  7. 133

    A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijt: “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij!”

  8. 134

    Ai popull qe, e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00