Al Madinah Quran
Language
Hud Page 233
Home
Juz 12 Page 233 / 604 Hizb 24

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 98

    Do ta udhëheq ai (Faraoni) popullin e tij në Ditën e Kijametit, e do ta sjellë në zjarr. E, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!

  2. 99

    Ata do të përcillen me mallkim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. E sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet!

  3. 100

    Këto janë lajmet për vendbanimet që po t’i tregojmë Na ty (o Muhammed!). Disa prej tyre ende ekzistojnë, e disa janë rrënuar.

  4. 101

    Na nuk i kemi bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnitë, të cilëve ata iu luteshin, pos Perëndisë, asgjë – kur erdhi urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnitë) atyre kurrgjë tjetër, përpos humbjen.

  5. 102

    I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër.

  6. 103

    Me të vërtetë, në këtë ka këshillë për atë që i dron dënimit të Ditës së gjykimit. E, ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit dhe ajo është Dita në të cilën do të jenë prezent të gjithë.

  7. 104

    Dhe Ne e shtyjmë atë vetëm gjer në afatin e caktuar.

  8. 105

    Atë ditë që do të vijë, mund të flasë njeriu vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë fatkëqinj, e disa fatlumë.

  9. 106

    Ata që janë fatkëqinj, do të gjenden në zjarr, në të cilin për ata ka kërrhamë (frymënxjerrje me zë), e po ashtu edhe rrënkim,

  10. 107

    në të cilin do të mbetën përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt punon atë që don (pa mundësi kundërshtimi).

  11. 108

    Kurse fatlumët, do të gjenden në Xhennet, ku do të qëndrojnë përherë në të, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Kjo është dhuratë e pashkëputshme.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00