Al Madinah Quran
Language
Joseph Page 236
Home
Juz 12 Page 236 / 604 Hizb 24

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 5

    (Baba i tij) tha: “O biri im! Mos u trego ëngrrën tënde vëllezërve tu, që mos të ta bëjnë ndonjë dredhi. Se, me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut.

  2. 6

    Dhe qe kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty dhe të mëson në shpjegimin e ngjarjeve (ëndërrave, e të tjera) dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Me të vërtetë Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm”.

  3. 7

    Me të vërtetë, për të gjithë ata që pyesin Jusufin dhe vëllezërit e tij ka shumë argumente.

  4. 8

    (Kujtoje ti) kur (vëllezërit e tij) thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur për babën tonë se na, e na jemi grup i tërë. Baba i ynë, me të vërtetë, është në humbje të qartë.

  5. 9

    Mbyteni Jusufin ose dëbonie në ndonjë vend të largët; e baba i juaj do të kthehet kah ju, dhe pas kësaj do të bëheni njerëz të mirë, -

  6. 10

    njëri prej tyre tha: “Mos e mbytni Jusufin, por hedhnie në fund të ndonjë pusi; do ta marrë ndonjë karavan; - nëse përnjëmend doni të bëni diçka me të”.

  7. 11

    (Vëllezërit thanë): “O babai ynë! Përse për Jusufin nuk po ke besim në në, e na me të vërtetë, i dëshirojmë çdo të mirë atij.

  8. 12

    Dërgoje nesër me ne që të hajë pemë dhe të luajë, e na me siguri do ta ruajmë”.

  9. 13

    (Baba) tha: “Unë brengosem që ju ta merrni atë, e druaj se mos do ta hajë ujku, kur nuk do të jeni të kujdesshëm”.

  10. 14

    (Vëllezërit) thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Na, atëherë, me të vërtetë, do të ishim të humbur”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00