Al Madinah Quran
Language
Joseph Page 239
Home
Juz 12 Page 239 / 604 Hizb 24

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 31

    Dhe kur ajo dërgjoi për thashethënat e tyre, i thirri ato në gosti dhe çdonjërës nga ato ia dha nga një thikë (për të ngrënë pemë dhe mish) dhe i tha (Jusufit): “Dil para tyre!” E kur e panë atë, u mahnitën nga bukuria e tij dhe u prenë duarve, e thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por ky shtë vetëm një engjëll fisnik!”

  2. 32

    Ajo tha: “Jo, ky është ai, për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta përvetësoj, por ai është ruajtur. Nëse nuk do ta bëjë atë që e urdhëroj unë, me siguro do të burgoset dhe do të poshtërohet”.

  3. 33

    (Jusufi) tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë që më ofrojnë ato. E, nëse ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem kah ato dhe do të bëhem njëri nga xhahilat”.

  4. 34

    Dhe Zoti ia plotësoi lutjen e tij dhe shmangu nga ai dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.

  5. 35

    E pastaj i rë ndërmend atyre (familjes së gruas) – pasi panë argumentet (mbi ndershmërinë e Jusufit) që ta burgosin për një kohë.

  6. 36

    Me të hynë në burg dhe dy djelmosha. Njeri prej tyre tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten se si shtrydhja verë”. E tjetri tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten, se si bartja bukë në kokë, të cilën e hanin shpendët. Shpjegona (o Jusuf) komentimin e tyre. Na, me të vërtetë, shohim se ti je prej njerëzve bamirës”.

  7. 37

    (Jusufi) tha: “Nuk do t’ju vijë asnjë shujtë e ushqimit, me të cilin ushqeheni ju, e që unë të mos u lajmëroj për atë (përmbajtjen) para se t’ju vijë. Kjo është prej dijenive që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakë fenë e popullit që nuk beson Perëndinë dhe i cili mohon jetën tjetër,

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00