Al Madinah Quran
Language
The Rock Page 265
Home
Juz 14 Page 265 / 604 Hizb 27

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 52

    kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”.

  2. 53

    Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”.

  3. 54

    (Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”

  4. 55

    Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”

  5. 56

    (Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –

  6. 57

    dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”

  7. 58

    (Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë, -

  8. 59

    përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –

  9. 60

    përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”.

  10. 61

    Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,

  11. 62

    (Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”

  12. 63

    Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë,

  13. 64

    të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë.

  14. 65

    Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”

  15. 66

    Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim.

  16. 67

    Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit.

  17. 68

    (Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni,

  18. 69

    dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”

  19. 70

    Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00