Al Madinah Quran
Language
The Bee Page 268
Home
Juz 14 Page 268 / 604 Hizb 27

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 7

    dhe ato na transportojnë barrët tuaja në një vendbanim deri te i cili ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm –

  2. 8

    (Krijoi) edhe kuajt, mushkt dhe gomarët, për t’i shaluar ju, dhe për zbukurim, e krijon (Perëndia) edhe ato që nuk i dini ju.

  3. 9

    E Perëndia është që t’ju tregojë rrugën e drejtë, e ka prej tyre edhe të shtrembëra, e sikur të donte Perëndia do t’i udhëzonte të gjithë (në rrugë të drejtë).

  4. 10

    Ai lëshon ujët nga qielli, të cilin ju e pini, dhe me te rriten bimët, ku i kullotni (kafshët tuaja).

  5. 11

    Me atë (ujin) kultivohen të lashtat: ullinjt, palmet, rrushi dhe prej fruteve tjera të llojllojshme – kjo është, me të vërtetë, argument për njerëzit që kuptojnë.

  6. 12

    Ai ka bërë që ta shfrytëzoni ju natën dhe ditën dhe Diellin e Hënën. Edhe yjet i janë nënshtruar urdhërit të Tij. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që mendojnë.

  7. 13

    (Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen.

  8. 14

    Dhe Ai është që e ka bërë të mundshëm shfrytëzimin e detit, për të ngrënë ju nga ai mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stoli që i vishni. – Ti sheh se si anijet e çajnë atë (detin) – për të kërkuar nga dhuratat e Tij (Perëndisë) dhe që të bëheni ju falenderues.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00