Al Madinah Quran
Language
The Bee Page 277
Home
Juz 14 Page 277 / 604 Hizb 28

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 88

    Ata që nuk kanë besuar dhe që kanë penguar në rrugën e Perëndisë, atyre ua shtojmë dënimin mbi dënim, ngase kanë bërë ngatërresa.

  2. 89

    Dhe, (përkujtoju) ditën kur Na do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga mesi i tyre (pejgamberi i tyre) dhe (atëherë), Na do të sjellim ty (Muhammed) dëshmitar kundër këtyre. E, Na ta kemi dërguar ty Librin, - shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe sihariq për muslimanët.

  3. 90

    Perëndia, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat.

  4. 91

    Dhe, zbatoni obligimet e Perëndisë kur t’i merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin – pasi që e keni forcuar, meqë Perëndinë e keni bërë mbikëqyrës tuajin; Perëndia, me të vërtetë di ç’punoni ju.

  5. 92

    Mos u bëni (në thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur atë që e ka tjerrë, pasi është forcuar – e ka mbetur e shprishur, duke i marrë betimet tuaja-hyrje (mashtrime) në mes vete, vetëm nga shkaku se një popull është më i madh në numër se tjetri. Perëndia, me këtë, vetëm u vënë në provë, e me siguri, Ai do t’ju shpjegojë në Ditën e Kijametit, për atë që ju nuk jeni pajtuar.

  6. 93

    Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’ju kishte bërë juve një popull, por Ai e lë në humbje kë të dojë, e kë të dojë e udhëzon në rrugën e drejtë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që punoni.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00