Al Madinah Quran
Language
The Bee Page 281
Home
Juz 14 Page 281 / 604 Hizb 28

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 119

    Pastaj Zoti yt, atyre që kanë bërë keq nga padijenia, e që pastaj janë penduar dhe përmirësuar, - me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues.

  2. 120

    Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë (përkah virtytet e tij sa) një popull, i përulur Perëndisë, i prirur (kah e mira) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,

  3. 121

    ishte falenderues ndaj dhuntive të Tij (Perëndisë). Perëndia e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë,

  4. 122

    dhe Ne, i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, e në botën tjetër, me të vërtetë – do të jetë nga të mirët.

  5. 123

    Pastaj ty të kemi porositur: “Paso fenë e Ibrahimit – të prirur kah e mira!” Ai nuk ka qenë prej idhujtarëve.

  6. 124

    (Kremtja) e ditës së shtunë, është urdhëruar për ata, të cilët janë përçarë për këtë. Dhe, me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata.

  7. 125

    Thirri në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur. Dhe, diskuto me ta si është më bukur! Me të vërtetë, Zoti yt di më së miri ata, që janë shmangur nga rruga e Tij, e Ai di më së miri (edhe) ata që janë në rrugën e drejtë.

  8. 126

    E, nëse ndëshkoni, ndëshkoni ashtu si keni qenë të ndëshkuar ju, e nëse duroheni, kjo është më së miri për të durueshmit.

  9. 127

    Duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Perëndisë. Dhe, mos u pikëllo për ta, e mos u ngushto ti për shkak të dredhive të tyre,

  10. 128

    me të vërtetë, Perëndia është me ata, që i druajnë Perëndisë dhe që janë bamirës.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00