Al Madinah Quran
Language
The Cave Page 294
Home
Juz 15 Page 294 / 604 Hizb 30

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 5

    Ata, nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, e as etërit e tyre. Është kjo fjalë e madhe (e shëmtuar) që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.

  2. 6

    A mos vallë do të bësh vetëvrasje për shkak të tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë Kur’an, duke qenë i pikëlluar ti?

  3. 7

    Na, çdo gjë që gjendet në Tokë, e kemi bërë stoli për të (njerëzit e Tokës), për të provuar se kush prej tyre është veprues më i mirë.

  4. 8

    Dhe, Na, do të bëjmë atë që gjendet në të (Tokë) – sipërfaqe të thatë.

  5. 9

    Vallë, a mendon ti se shoqëria e Shpellës dhe e Rekimit (vendbanim) është një mrekulli nga argumentet Tona?

  6. 10

    (Kujtoje ti) kur disa sjelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, dhurona mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna neve në udhëzim të drejtë!”

  7. 11

    (Ua plotësuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshët atyre (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vjet.

  8. 12

    Pastaj i kemi zgjuar ata, për të treguar (haptazi) se cili nga këto dy grupe e vlerësojnë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar.

  9. 13

    Na po ta tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata, ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin.

  10. 14

    Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Na, nuk i lutëm, kurrsesi – zotit tjetër, përpos Tij. (Përndrushe) – atëherë do të thonim gënjeshtër të madhe.

  11. 15

    Ky, populli ynë, ka marrë – përveç Tij, zotra tjerë. Sikur të kishin sjellë ata – për ta (zotërat) argument të qartë! E, kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë?

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00