Al Madinah Quran
Language
The Cave Page 297
Home
Juz 15 Page 297 / 604 Hizb 30

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 28

    Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara,

  2. 29

    dhe, thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Na për zullumqarët kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët (si çadra). Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën. Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)!

  3. 30

    Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Na – me të vërtetë, nuk do t’ia humbim shpërblimin, atij që bënë vepra të mira –

  4. 31

    për ta është xhenneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenjt. Në të, ata do të stolisen me bylyzykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbërta – nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, duke ndenjur të mbështetur në kanape. Shpërblim i mrekullueshëm është ky! Dhe, sa vendbanim i bukur që është ky!

  5. 32

    Dhe, sjell si shembull – për ata, dy njerëz. Njërit prej tyre i kemi dhënë dy vreshta dhe i kemi rrethuar me hurme, e në mes tyre kemi bërë ara.

  6. 33

    Të dy vreshtat kanë dhënë frutet e veta, asgjë nuk ka munguar, dhe kemi bërë që, në mes tyre të rrjedh lumi.

  7. 34

    Ai, ka pasur edhe një tjetër pasuri. Dhe, i tha shokut të vet në bisedim: “Unë kam më shumë pasuri se ti, dhe, unë jam më i fortë se ti – me rreth (shoqëri)”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00