Al Madinah Quran
Language
The Prophets Page 330
Home
Juz 17 Page 330 / 604 Hizb 33

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 91

    Dhe (kujtoje) atë, e cila ruajti virgjinitetin e saj, e Na, i dhamë asaj frymëzim nga shpirti Ynë, dhe e bëmë atë (Merjemin) dhe djalin e saj – argument për botërat – njerëzit (që Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë).

  2. 92

    Me të vërtetë, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!

  3. 93

    E, ata në çështje të besimit u përçanë ndërveti, por të gjithë do të kthehen te Ne (e do t’i gjykojmë).

  4. 94

    Ai që punon vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe, këtë (përpjekje) Na ia shënojmë atij.

  5. 95

    Dhe e pamundur është, që banorët e një vendi të cilët i kemi zhdukur, Na, të mos kthehen (te Ne, në Ditën e Kijametit).

  6. 96

    Dhe, kur të hapet ajo (penda), e dalin, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi dhe lëshohen prej çdo lartësie duke shpejtuar

  7. 97

    dhe të afrohet premtimi i vërtet, në atë çast – shikimet e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Kuku për ne! na kemi qenë të pakujdesshëm ndaj kësaj. Jo, por ne – vetes i kemi bërë zullum”.

  8. 98

    Me të vërtetë, ju dhe ata që i adhuroni, - përpos Perëndisë, jeni lëndë djegëse të xhehennemit. Ju, do të vini në të.

  9. 99

    Sikur këta të ishin zotra, nuk do të vinin te ajo (skëterra), dhe, të gjithë (edhe adhuruesit edhe të adhuruarit) – do të mbeten përherë në të.

  10. 100

    Ata do të kenë në të (zjarr) gërhamë (frymënxjerrje me zë) dhe ata në të (zjarr) nuk do të dëgjojnë (asgjë).

  11. 101

    E, ata, të cilëve u kemi premtuar shpërblimin e bukur qysh më parë, ata do të jenë larg nga ajo (skëterra).

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00