Al Madinah Quran
Language
The Pilgrimage Page 333
Home
Juz 17 Page 333 / 604 Hizb 34

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 6

    meqë Perëndia ekziston, dhe Ai është – i pushtetshëm për t’i ngjallë të vdekurit, dhe Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë,

  2. 7

    dhe, nga se, me të vërtetë, Dita e Kijametit do të vijë. Për të, s’ka dyshim dhe që, në të vërtetë, Perëndia, do t’i ringjallë ata që janë në varre.

  3. 8

    Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie, dhe pa kurrfarë baze dhe pa Libër të shenjtë,

  4. 9

    duke e shtrembëruar kokën, që të shmanget nga rruga e Perëndisë, Ai në këtë botë ka poshtërim, e Ne, në Ditën e Kijametit do t’i japim atij që të shijojë dënimin e flakës.

  5. 10

    “Kjo është, ngase kësaj, i kanë prirë duart tuaja, dhe se, Perëndia, në të vërtetë, nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij”.

  6. 11

    Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Perëndinë sipas laverdisë e interesit, që – nëse e përcjellë fati, ai qetësohet, e nëse e goditë fatkeqësia, ai kthehet në mohim; e kështu, e humbë këtë botë dhe tjetrën. Kjo, në të vërtetë, është humbje e qartë.

  7. 12

    (Të atillët) i luten, pos Perëndisë, edhe atyreve, të cilët nuk mund t’u sjellin ndonjë dëm, e as nuk mund t’u sjellin ndonjë dobi. Kjo, me të vërtetë, është devijim i madh;

  8. 13

    (të atillët) i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia. Sa ndihmës i keq që është ai, e sa njerëz të këqinj – janë adhuruesit e tyre.

  9. 14

    Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Perëndia punon çka të dojë.

  10. 15

    Kush mendon, se Perëndia nuk do të ndihmojë (Muhammedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të përgatitë një litar (lartë – në tavan të shtëpisë për t’u varrë) dhe le të mendon a ia largon veprimi i tij hidhërimin (për atë vërtetë të Perëndisë ndaj Profetit).

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00