Al Madinah Quran
Language
The Pilgrimage Page 337
Home
Juz 17 Page 337 / 604 Hizb 34

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 39

    U lejohet (lufta) atyre që janë të sulmuar, ngase ju është bërë zullum atyre – dhe Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm që t’u ndihmojë, -

  2. 40

    atyre që janë dëbuar nga vatra e tyre padrejtësisht, vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Perëndia. Dhe, sikur Perëndia të mos prapsonte (të keqen) nga një pjesë e njerëzve, nga pjesa tjetër, do të shkatërroheshin manastiret (faltoret e vogla), kishat, sinagoget dhe xhamitë, në të cilat, përmendet shumë emri i Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia e ndihmon atë, i cili ndihmon Ate (fenë islame). Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm (u jep pushtet e fuqi), -

  3. 41

    atyre, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë – kryejnë namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë atë që është e mbrapshtë. Dhe, te Perëndia është fundi i çdo gjëje.

  4. 42

    E, nëse ata ty të konsiderojnë për gënjeshtar, - madje edhe para teje i kanë quajtur gënjeshtarë (pejgamberët e vet): populli i Nuhut, edhe Adi, edhe Themudi,

  5. 43

    dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,

  6. 44

    dhe banorët e Medjenit; dhe Musai është konsideruar për gënjeshtar, dhe Unë u kam dhënë afat mohuesve; pastaj i kam dënuar ata, dhe çfarë ka qenë dënimi Ynë!

  7. 45

    E, sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar Ne, banorët e të cilëve ishin mëkatarë, dhe mbi kulmet e tyre u rrëzuan muret, dhe sa puse mbetën të braktisura, dhe sa pallate të larta të shkretëruara!

  8. 46

    Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të kenë zemra me të cilat të kuptojnë dhe vesh që të dëgjojnë? Me të vërtetë, nuk i kanë sytë e verbër (në këto gjëra), por u janë të verbëra zemrat e tyre, që i kanë në krahëror.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00