Al Madinah Quran
Language
The Pilgrimage Page 340
Home
Juz 17 Page 340 / 604 Hizb 34

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 65

    A nuk sheh ti, se Perëndia, me të vërtetë, ka bërë për ju ato që janë në Tokë. Dhe, anijen që lundron nëpër det, me urdhërin e Tij. Dhe Ai mban qiellin që të mos bie në Tokë, vetëm me lejen e Tij. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe mëshirues për njerëzit.

  2. 66

    Ai, ju jep jetë, dh pastaj do t’ju bëjë të vdekur, e pastaj do t’ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu (mohues) është jomirënjohës.

  3. 67

    Na, për çdo popull kemi hartuar dispozita fetare, e ata shkojnë sipas tyre, dhe mos lejo, kurrsesi që të bëjnë polëmikë me ty, - për atë çështje. Dhe thirri ti (ata) te Zoti yt! Ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë.

  4. 68

    E, nëse ata grinden me ty, thuaju: “Perëndia di më së miri atë që e punoni ju”.

  5. 69

    Perëndia, do të gjykojë në mesh jush – në Ditën e Kijametit, për konfliktet që keni pasur.

  6. 70

    A nuk din ti, se Perëndisë – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për Perëndinë janë lehtë.

  7. 71

    Dhe, adhurojnë përpos Perëndisë – (atë), të cilën, Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë argument, dhe për atë, që ata nuk kanë kurrfarë dijenie. E, zullumqarët, nuk kanë kurrfarë ndihmësi.

  8. 72

    E, kur t’ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti, do të vërejsh në fytyrat e atyre që nuk besojnë – pakënaqësinë e madhe; ata duan të vërsulen ndaj atyre, që i lexojnë ajetet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve se çka është më e keqe se ajo? – Zjarri! Perëndia, ua ka premtuar atyre që nuk besojnë. E, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00