Al Madinah Quran
Language
The Believers Page 344
Home
Juz 18 Page 344 / 604 Hizb 35

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 28

    E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”.

  2. 29

    Dhe thuaj: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar).

  3. 30

    Me të vërtetë, në këtë ka argumente dhe Ne, me të vërtetë, i vëmë në sprovë (njerëzit).

  4. 31

    Na, pas tyre – krijuam gjeneratë tjetër,

  5. 32

    e u dërguam atyre pejgamber nga mesi i tyre, (i cili u tha atyre): “Adhuronie Perëndinë! Ju, nuk keni zot tjetër përveç Tij; vallë a nuk druani?”

  6. 33

    Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin dhe e konsideronin për gënjeshtër takimin në botën tjetër dhe të cilëve u kemi dhënë begati në këtë botë botë, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju, han nga ato që hani edhe ju dhe pin nga ato që pini edhe ju;

  7. 34

    e nëse ju i përuleni njeriut që është si ju, me siguri – ju do të jeni të humbur.

  8. 35

    A ju premton ai, që kur të vdisni e të bëheni dhé dhe eshtra, ju, me të vërtetë, do të ringjalleni?

  9. 36

    Larg e larg, janë ato që po u premtohen!

  10. 37

    Nuk ka jetë tjetër përpos jetës së kësaj bote, na jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.

  11. 38

    Ai është vetëm njeri që trillon gënjeshtra për Perëndinë, dhe na nuk i besojmë atij”.

  12. 39

    (Pejgamberi) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë po më konsiderojnë gënjeshtar!”

  13. 40

    (Perëndia) tha: “Së shpejti do të pendohen ata!”

  14. 41

    E, me të drejtë i kaploi ata zëri i tmerrshëm (dënimi i merituar), dhe Ne i bëmë ata si lymërishtë të lumit. Larg qoftë (nga mëshira) populli zullumqarë!

  15. 42

    E, pas tyre, Ne kemi krijuar gjenerata të reja.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00