Al Madinah Quran
Language
The Believers Page 345
Home
Juz 18 Page 345 / 604 Hizb 35

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 43

    Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë kohën e caktuar të (zhdukjes) së tij;

  2. 44

    dhe kemi dërguar pejgamberë njërin pas tjetrit. Kurdo që i ka ardhur ndonjë populli pejgamberi i tyre, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Kemi bërë që njëri (popull) të vijë pas tjetrit (popull) dhe i kemi bërë ata tregim historik. Qoftë larg populli që nuk beson!

  3. 45

    Pastaj dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me argumentet Tona dhe mrekullinë e qartë

  4. 46

    te Faraoni dhe paria e tij, por ata që u bënë mendjemëdhenj, ata ishin njerëz të kryelartësuar.

  5. 47

    E thanë ata: “Vallë, a t’u besojmë dy njerëzve, të cilët janë si ne, e populli i tyre na janë përulur?”

  6. 48

    Dhe këta dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.

  7. 49

    Na, në të vërtetë, ia dhamë Librin Musait, që ata (populli i tij) të udhëzohen në rrugë të drejtë.

  8. 50

    Dhe, kemi bërë birin e Merjemës dhe nënën e tij – argument, dhe Ne i kemi vendosur ata, në një rrafshnaltë, ku mund të jetohet (me jetesë mirë) dhe që ka ujë rrjedhës.

  9. 51

    O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!

  10. 52

    Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)!

  11. 53

    Ata, u ndanë në grupe – në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,

  12. 54

    andaj, lëri ti ata në humbjen e tyre deri në një kohë!

  13. 55

    A mos mendojnë ata që Ne duke u ndihmuar atyre me pasuri dhe djem,

  14. 56

    po nxitojmë kah të mirat e tyre?! Kurrsesi, por ata nuk vërejnë.

  15. 57

    Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij),

  16. 58

    dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre,

  17. 59

    dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre,

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00