Al Madinah Quran
Language
The Light Page 356
Home
Juz 18 Page 356 / 604 Hizb 36

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 44

    Ai (Perëndia) e sjell ditën dhe natën (ndërrimin dhe zgjatjen e tyre). Me të vërtetë, në këtë – ka këshillë për ata që janë largpamës.

  2. 45

    Perëndia ka krijuar çdo lloj shtaze prej ujit: disa nga ato ecin me barkun e tyre, kurse një pjesë ecin në dy këmbë, e disa prej tyre në katër këmbë. Perëndia krijon çka të dojë. Me të vërtetë, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.

  3. 46

    Na – madje, i kemi shpallur ajetet e qarta; e Perëndia e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.

  4. 47

    E, hipokritët thonë: “Na kemi besuar Perëndinë dhe Pejgamberin dhe kemi qenë të përulur”. E, pastaj, u shmangën disa prej tyre (pasi e thanë këtë). E, këta (në të vërtetë), nuk janë besimtarë.

  5. 48

    Dhe, kur të thirrën te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, një grup nga ata shmangët;

  6. 49

    vetëm nëse dinë që drejtësia është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm (me shpëjtim).

  7. 50

    A mos është në zemrat e tyre sëmundja (hipokrizia), apo dyshojnë, apo druajnë se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij do t’u bëjnë padrejtësi? Jo, por ata janë zullumqarë të vërtetë.

  8. 51

    Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.

  9. 52

    E, ata që i përulen Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe druajnë nga Perëndia dhe i frikohen Atij, vetëm ata janë të lumtur.

  10. 53

    Ata (hipokritët) janë betuar në Perëndinë, me betimin më të madh, se, nëse ti (o Muhammed) i urdhëron ata, që të shkojnë në luftë – ata me siguri do të dalin. Thuaj: “Mos betoheni! (Preju jush) kërkohet përulja si duhet. Perëndia, me të vërtetë, është i dijshëm për atë që punoni ju”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00