Al Madinah Quran
Language
The Ant Page 380
Home
Juz 19 Page 380 / 604 Hizb 38

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 36

    Kur erdhi (i deleguari) te Sulejmani, ai (Sulejmani) tha: “A mos doni ju të më ndihmoni me pasuri? Atë që ma ka dhënë Perëndia mua, është më e mirë nga ajo që u ka dhënë juve. Por, ju, gëzohenime dhuratën tuaj.

  2. 37

    Kthehuni tek ata! Na, me siguri do të sjellim ushtri, të cilës nuk do të mund t’i përballojnë ata – dhe ne me siguri, do t’i dëbojmë ata prej Sabes (krahinë në Jemen), të poshtëruar dhe të përulur.

  3. 38

    (Sulejmani tha): “O parësi, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të përulur?”

  4. 39

    Njëri nga xhindet – Ifriti tha: “Unë do të ta sjelli ty para se të ngritesh ti prej vendit tënd, dhe – unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurtë”.

  5. 40

    Ai, që ishte i pajisur me dijen e Librit – prezent te Sulejmani, tha: “Unë do të ta sjellë ty atë – sa çel e mbyll sytë”. Kur (Sulejmani) pa (fronin) e vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar mua se – a jam mirënjohës apo mohues (i dhuntisë). Kus falenderon, ai falenderon për dobi të veten, e kush mohon... (dënohet), e Zoti im është i pavarur (s’ka nevojë për falenderim) dhe i madhërueshëm.

  6. 41

    (Sulejmani) tha: “Ndryshojani edhe fronin e saj! Do të shohim se a do ta hetojë ajo këtë, apo do të jetë nga ata që nuk dinë të orientohen!”

  7. 42

    E, kur erdhi ajo (mbretëresha), i thanë asaj: “A i tillë është froni yt?” Ajo u përgjegj: “Gati si të ishte ai”. Dhe neve, na është dhënë dijenia para këtij rasti dhe ne kemi qenë të përulur (muslimanë)”.

  8. 43

    Atë e pengonin (nga të adhuruarit Perëndinë) ato që adhuronte ajo, pos Perëndisë, sepse, ajo ishte nga populli mohues.

  9. 44

    I është thënë asaj: “Hyn në pallat! Dhe, kur e pa ajo atë, mendoi se është ujë i thellë dhe përvoli fustanin për këmbë (për të hyrë në ujë). (Sulejmani) i tha (asaj): “Me të vërtetë, ky pallat është i (shtruar) prej xhamave të lëmuara”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e kam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Perëndisë – Zotit të gjithësisë!”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00