Al Madinah Quran
Language
The Romans Page 405
Home
Juz 21 Page 405 / 604 Hizb 41

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 6

    (ky është) premtimi i Perëndisë, e Perëndia nuk e then premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

  2. 7

    Ata dinë vetëm anën sipërfaqësore të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm (indiferent).

  3. 8

    Vallë, a nuk mendojnë ata për vetveten? Perëndia, ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre – vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.

  4. 9

    Vallë, a nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin se si kanë pëfunduar popujt e mëparshëm? Ata, kanë qenë më të fortë se këta, dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se që e punojnë këta, e pejgamberët e tyre u kanë sjellë argumente të qarta. Perëndia, nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum.

  5. 10

    Pastaj, përfundimi i atyre që punuan keq, qe e keqja e madhe, ngase i përgënjeshtronin ajetet e Perëndisë dhe talleshin me to.

  6. 11

    Perëndia e fillon krijimin (prej asgjëje), e pastaj, e përsëritë (pas vdekjes), dhe pastaj tek Ai do të ktheheni.

  7. 12

    E, atë ditë kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit), njerëzit e këqinj do të mbesin shpresëkëputur:

  8. 13

    ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet, dhe ata do t’i mohojnë idhujtë e tyre.

  9. 14

    E, atë ditë kur të arrijë çasti i ringjalljes (Dita e Kijametit), atë ditë ata, - do të ndahen:

  10. 15

    ata që anë besuar dhe që kanë punuar vepra të mira – në kopshtin e xhennetit do të jenë të gëzuar,

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00