Al Madinah Quran
Language
The Romans Page 408
Home
Juz 21 Page 408 / 604 Hizb 41

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 33

    E, kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer vetëm Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një grup prej tyre – i bëjnë shok Zotit të vet,

  2. 34

    për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. (U thuhet atyre): “E, kënaquni, meqë së shpejti do ta dini!”

  3. 35

    A mos vallë u kemi dërguar Ne atyre (ndonjë) argument, që flet për atë që më bënin Mua shok ata?

  4. 36

    E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.

  5. 37

    Vallë, a nuk dinë ata se Perëndia i jep furnizim të gjerë dhe ia pakëson kujt të dojë. Me të vërtetë, për këtë ka argument për njerëzit që besojnë.

  6. 38

    Jepja të afërmit të drejtën e tij, edhe të varfërit edhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë)! Kjo është më së miri për ata që e duan kënaqësinë e Perëndisë; e të tillët janë të shpëtuar.

  7. 39

    E, të hollat që i jepni për t’u shtuar me të hollat e njerëzve tjerë, nuk do të shtohen te Perëndia, kurse çkado që të jepni nga lëmosha, për ta arritur kënaqësinë e Perëndisë, të atillëve do t’u shumëfishohen (të mirat).

  8. 40

    Perëndia është ai që ju ka krijuar, e ju ka dhënë furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjallë. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bënë diçka kësisoji? Ai, është i lavdëruar dhe i lartësuar nga ajo që ata i bëjnë shok Atij!

  9. 41

    U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00