Al Madinah Quran
Language
The Clans Page 424
Home
Juz 22 Page 424 / 604 Hizb 43

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 44

    Përshëndetja e tyre kur të takohen me Te, është “Selam! (jeni të shpëtuar prej çdo të lige)”. Dhe, Ai, u ka përgatitur tyre shpërblim të mrekullueshëm.

  2. 45

    O Pejgamber, Na të kemi dërguar si dëshmitar, dhe si sihariques dhe si paralajmërues;

  3. 46

    dhe thirrës (në rrugën e drejtë) te Perëndia – me urdhërin e Tij dhe që të jeshë kandil ndriçues.

  4. 47

    Dhe, sihariqoji muslimanët, për të cilët Perëndia ka dhunti të madhe,

  5. 48

    mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu te Perëndia, e Perëndia të mjafton (ty) për mbrojtës.

  6. 49

    O besimtarë, kur të kurorëzoheni me besimtare, e i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie bashkëshortore, ato nuk janë të obliguara ta presin afatin kohor që ju e numroni, por dhuroni ato dhe i lëshoni në mënyrë të mirë (njerëzore).

  7. 50

    O Pejgamber, Na të kemi lejuar ty që gratë tuaja të jenë ato të cilave u ke dhënë dhurtat e kurorëzimit, dhe ato që i ke në pushtetin tënd (skllavet), të cilat t’i ka dhënë ty Perëndia (si kompensim të luftës), dhe vajzat e axhës tënd, dhe vajzat e hallës tënde, dhe vajzat e dajës tënd, dhe vajzat e tezës tënde, të cilat emigruan bashkë me ty, dhe gruan – besimtare, nëse ajo e dhuron veten për pejgamberin – e nëse pejgamberi don të martohet me te; (kjo e fundit është) vetëm për ty. Na, gjithsesi, dimë çka u kemi caktuar atyre (muslimanëve) për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë brengosje e ngushtesë. – E, Perëndia është falës dhe mëshirues.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00