Al Madinah Quran
Language
Sheba Page 428
Home
Juz 22 Page 428 / 604 Hizb 43
Surah سبإ
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 1

    Falenderimi qoftë për Perëndinë, të cilit i përket çka ka në qielll dhe çka ka në Tokë! Ai, qoft i falenderuar edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

  2. 2

    Ai, di çka hyn në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet në të. Ai është mëshirues dhe falës.

  3. 3

    E, mohuesit thonë: “Nuk do të vijë Çasti!” Thuaju: “Po! Pasha Zotin tim, i cili i di të gjitha të padukshmet, me siguri do t’ju vie”. – Nuk do t’i fshehet Atij as sa një thërrmi, as në qiej as në Tokë, e nuk ekziston asgjë – as më e vogël nga ajo (thërrmia), as më e madhe, - e që të mos jetë (e shënuar) në Librin e qartë (Levhi Mahfudh) –

  4. 4

    për t’i shpërblyer ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, - për ta ka falje dhe furnizim të mrekullueshëm, -

  5. 5

    e, ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, duke u përpjekur që t’i pengojnë ato – për t’i ikë (dënimit Tonë), për ta ka dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm.

  6. 6

    Ata, të cilëve u është dhënë dijenia, shohin se çka të është zbritur ty nga Zoti yt, ajo është e vërteta (Kur’ani), i cili të udhëzon në rrugën e të Plotëfuqishmit dhe të Falenderuarit,

  7. 7

    e, mohuesit thonë: “A doni t’jua tregojmë njeriun i cili ju lajmëron, se, kur të shkapërderdheni plotësisht (në varreza), ju, me siguri do të jeni të krijuar përsëri (të ringjallur)?

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00