Al Madinah Quran
Language
The Originator Page 440
Home
Juz 22 Page 440 / 604 Hizb 44
Surah يس
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 45

    E, sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqia) që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë (e gjallë), por Ai i shtyen ata deri në afatin e caktuar, dhe kur t’u vie afati i tyre, - Perëndia, me të vërtetë, i sheh mirë robërit e Vet.

  2. 1

    Jâ Sîn.

  3. 2

    Pasha Kur’anin plotë dijeni,

  4. 3

    me të vërtetë, ti (o Muhammed!) je pejgamber,

  5. 4

    në rrugën e drejtë,

  6. 5

    me shpalljen e të Plotëfuqishmit, Mëshiruesit,

  7. 6

    që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm!

  8. 7

    Me të vërtetë, u realizua Fjala (e dënimit) ndaj shumicës së tyre – e ata nuk besojnë.

  9. 8

    Ne u vumë pranga në qafë, e ato u arrijnë deri në nënmjekërr, - andaj ata janë me kokë përpjetë,

  10. 9

    dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin,

  11. 10

    dhe për ata është njëlloj, i paralajmërove oe nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.

  12. 11

    Me të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i druan Mëshiruesit dhe fshehtas (pa e parë); e sihariqoje atë duke ia falë mëkatet dhe duke i dhënë shpërblim të begatshëm!

  13. 12

    Ne, me të vërtetë, i ringjallim të vdekurit, shënojmë veprat që i kanë paraqitur dhe gjurmët e tyre, e Ne i numërojmë të gjitha ato në Librin e qartë.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00