Al Madinah Quran
Language
Yaseen Page 442
Home
Juz 23 Page 442 / 604 Hizb 45

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 28

    Dhe, Ne nuk i kemi dërguar kurrfarë ushtrie (nga qielli) popullit të tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi dërguar asgjë,

  2. 29

    vetëm një zë të tmerrshëm, e u shuan përnjëherësh.

  3. 30

    Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë pejgamber, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me te.

  4. 31

    Vallë, a nuk panë ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkatërruar, e nuk u kthyen,

  5. 32

    e të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.

  6. 33

    E, dëshmi për ta – është toka e vdekur; Ne e ngjallim atë, dhe nga ajo nxjerrim kokrra (drithëra), me të cilat ushqeheni.

  7. 34

    Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmesh dhe vreshta, - dhe kemi bërë në të burime uji,

  8. 35

    që ata t’i hanë frutet e tyre dhe nga ato që i punojnë duart e tyre; e përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?

  9. 36

    Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar të gjitha llojet (gjinitë): çka binë prej tokës, dhe nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ajo që ata nuk dinë!

  10. 37

    Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë.

  11. 38

    Dhe Dielli sillet deri në kufirin e vet të caktuar. Kjo është dispozitë e të Plotëfuqishmit dhe Gjithëdijshmit.

  12. 39

    Dhe Hënës ia kemi caktuar pozitat; ajo kthehet (duke qenë e plotë) e bëhet si rremi (i hollë) i vjetër i hurmës.

  13. 40

    As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata (Hëna) nuk mund ta kalojë ditën (Diellin); të gjitha lundrojnë në hapsirën qiellore (ose: çdo trup qiellor lëvizë).

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00