Al Madinah Quran
Language
The letter Saad Page 457
Home
Juz 23 Page 457 / 604 Hizb 46

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 62

    (Populli i Mekkes) thanë: “Pse nuk po i shohim njerëzit që i konsideronin të këqinj,

  2. 63

    a mos i kemi përqeshur ne at, a apo na kanë humbur sysh?”

  3. 64

    Kjo është, me të vërtetë, grindja e banorëve të ferrit.

  4. 65

    Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues, e nuk ka zot përveç Allahut, të Vetmit e Ngadhënjimtarit,

  5. 66

    Zotit të qiejve e të Tokës dhe të asaj që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit”.

  6. 67

    Thuaj: “Ky (Kur’ani) është lajm i madh,

  7. 68

    e ju prej tij po shmangeni.

  8. 69

    Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për meleqtë e lartë, kur ata polemizuan mes vete, -

  9. 70

    mua vetëm më është shpallë se jam paralajmërues i qartë, -

  10. 71

    (Kujtoju atyre) kur Zoti yt u ka thënë meleqve: “Me të vërtetë, Unë do ta krijojë njeriun prej balte,

  11. 72

    e kur Unë ta plotësoj atë t’i jap frymë prej shpirtit Tim (kur t’i jap jetë), bëni sexhde atij!”

  12. 73

    E të gjithë meleqtë (engjëjt), së bashku, bënë sexhde,

  13. 74

    përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e ishte mohues.

  14. 75

    (Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit?”

  15. 76

    (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej baltës”.

  16. 77

    (Perëndia) tha: “Dil atëherë prej xhennetit! Me të vërtetë, ti je i dëbuar.

  17. 78

    Me të vërtetë mallkimi Im është mbit ty deri në Ditën e gjykimit”.

  18. 79

    (Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”

  19. 80

    (Zoti) tha: “Me të vërtetë, do të jepet dy afat

  20. 81

    deri në ditën e caktuar”.

  21. 82

    (Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë –

  22. 83

    përveç robërve Tu të sinqertë!”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00