Al Madinah Quran
Language
The Forgiver Page 469
Home
Juz 24 Page 469 / 604 Hizb 47

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 17

    Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë.

  2. 18

    Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm.

  3. 19

    (Perëndia) di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra;

  4. 20

    Perëndia gjykon drejt, e ata që u luten atyre përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh (çdo gjë).

  5. 21

    A s’kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të fuqishëm se ata (Kurejshit) dhe më me shumë gjurmë (përmendore), por, Perëndia i dënoi, për shkak të mëkateve të tyre, dhe për ta nuk ka pasur kurrfarë mbrojtësi prej dënimit të Perëndisë.

  6. 22

    Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.

  7. 23

    Me të vërtetë, Ne e kemi dërguar Musain me dokumentet Tona dhe me mrekulli të qartë –

  8. 24

    te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”

  9. 25

    E, kur atyre u erdhi (Musai) me të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!” Por dinakëritë e mohuesve gjithmonë janë në humbje.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00