Al Madinah Quran
Language
Consultation Page 486
Home
Juz 25 Page 486 / 604 Hizb 49

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 23

    Kjo (dhuratë e madhe) është ajo, me të cilën Perëndia i sihariqon robërit e Vet, (ata) që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju (atyre): “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, pos dashurisë ndaj meje – (për farefisin)” – E, kush bën vepër të mirë, Ne do t’ia shtojmë shpërblimin, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mirënjohës.

  2. 24

    Por, ata thonë: “Ai (Muhammedi), ka trilluar gënjeshtra për Perëndinë!” E, Perëndia, nëse don, zemrën tënde e bën të paluhatshme (me durim). Perëndia e shkatërron të pavërtetën (trillimin e bërë) dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai di mirë çka ka në zemrat e tyre.

  3. 25

    Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe i falë mëkatet dhe i di të gjitha çka punoni ju;

  4. 26

    Ai u përgjigjet (miraton) atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.

  5. 27

    Sikur Perëndia t’i furnizonte me sasi të mëdha robërit e Vet, ata do të tërboheshin në Tokë, por Ai u jep në atë masë sa dëshiron Ai, sepse, ai i njeh mirë dhe i sheh robërit e Vet.

  6. 28

    Ai, shiun e dërgon pasi që ata ta kenë humbur shpresën dhe e përhapë mëshirën e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi, i denjë për falenderim.

  7. 29

    Dhe, një prej argumenteve të Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i (të gjitha) qenieve të gjalla që i ka shpërndarë nëpër to; Ai është i pushtetshëm t’i tubojë ata kur të dojë.

  8. 30

    Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.

  9. 31

    Dhe, ju nuk mund t’i shmangeni Atij në tokë dhe pos Perëndisë, nuk ka për ju (tjetër) mbrojtës as ndihmës.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00