Al Madinah Quran
Language
Ornaments of gold Page 490
Home
Juz 25 Page 490 / 604 Hizb 49

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 11

    Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur);

  2. 12

    Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni,

  3. 13

    t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim –

  4. 14

    dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”

  5. 15

    E, ata i kanë përshkruar Atij pjesë prej robërve të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.

  6. 16

    Vallë, a ng ato që krijon Ai, të marrë për Vete vajza, e ju t’ju dhorojë djem?

  7. 17

    E, kur dikush nga ata sihariqohet me atë që i përshkruan Mëshiruesit – si ai (fëmijë – vajzë), i nxihet fytyra dhe bëhet i dëshpëruar.

  8. 18

    Vallë, (Perëndisë i përshkruajnë) atë që rritet në stoli (vajza), e të cilat janë të pafuqishme për polemika?

  9. 19

    Ata, engjëjt – të cilët janë robërit e Zotit, i konsiderojnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë prezent gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për këtë shpifje)!

  10. 20

    Dhe, ata thonë: “Sikur të kishte dashur Mëshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dinë asgjë për këtë (çka flasin), ata vetëm gënjejnë.

  11. 21

    Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kur’anit), e ata i janë përmbajtur atij?!

  12. 22

    Jo, por ata thonë: “Na, me të vërtetë, i kemi gjetur etërit tanë në një rrugë – dhe, ne sigurisht udhëzohemi edhe nga gjurmët e tyre”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00