Al Madinah Quran
Language
The letter Qaaf Page 518
Home
Juz 26 Page 518 / 604 Hizb 52
Surah ق
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 1

    Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm,

  2. 2

    Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”.

  3. 3

    Vallë, a pasi të vdesin e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është i largët!”

  4. 4

    Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha.

  5. 5

    Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë).

  6. 6

    A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)!

  7. 7

    E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur,

  8. 8

    për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet.

  9. 9

    Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren.

  10. 10

    Dhe palmet e hurmës së lartë me kalavesh njëri mbi tjetrin,

  11. 11

    ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja).

  12. 12

    Pas tyre, kanë mohuar populli i Nuhut, edhe banorët e Ressit dhe Themudi,

  13. 13

    dhe Adi dhe Faraoni, dhe vëllezërit (populli) e Lutit,

  14. 14

    edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im.

  15. 15

    E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00