Al Madinah Quran
Language
The Winnowing Winds Page 522
Home
Juz 27 Page 522 / 604 Hizb 53

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 31

    (Ibrahimi u tha atyre): “Çfarë është obligimi juaj, o pejgamberë?”

  2. 32

    Ata thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatar,

  3. 33

    për të hudhur gurë mbi ta prej (baltës) së forcuar,

  4. 34

    të shënuar te Zoti yt për ata që e kalojnë kufirin (në të këqia)

  5. 35

    Dhe, Ne i nxorëm ata besimtarë që ishin aty (në atë vendbanim) –

  6. 36

    e në të kemi gjetur vetëm një shtëpi muslimane –

  7. 37

    dhe, në të – kemi lënë argument (shenjë) për ata që i druajnë dënimit të dhembshëm.

  8. 38

    Dhe, ne kemi sjellë këshillë edhe te Musai kur ia dërguam atë – Faraonit, me argument të qartë,

  9. 39

    e u shmang (Faraoni), duke u mbështetur në pushtetin e vet, dhe tha: “(Ai është) magjistar ose i çmendur!”

  10. 40

    Dhe, ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai është i qortuar (mëkatar).

  11. 41

    (Dhe, Ne, kemi dhënë këshillë mbi ngjarjen) e Adit, kur e dërguam frymën shkatërruese mbi ta,

  12. 42

    e cila nuk kurseu asgjë ngado që kaloi, e që të mos e ketë bërë si kalbësirë.

  13. 43

    Edhe për Themudin, kur iu tha atyre: “Kënaquni një kohë!”

  14. 44

    E, u madhështuan ndaj urdhërave të Perëndisë, e pastaj i goditi rrufeja (zëri i tmerrshëm), e ata e shikonin atë (dënimin),

  15. 45

    dhe nuk mundën as të ngritën, as të mbrohen prej dënimit.

  16. 46

    Edhe për popullin e Nuhut, që më parë (i kemi shkatërruar). Me të vërtetë, ata kanë qenë popull mëkatar!

  17. 47

    Ne, e kemi ndërtuar qiellin me pushtetin Tonë, e Ne, me të vërtetë, jemi të pushtetshëm edhe më tepër,

  18. 48

    dhe Tokën e kemi shtruar – sa i mrekullueshëm është Ai që e ka shtruar! –

  19. 49

    dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju!

  20. 50

    Andaj, mbështetuni te Perëndia, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë;

  21. 51

    Dhe, mos i përshkruani Perëndisë zot tjetër, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë!”

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00