Al Madinah Quran
Language
The Mount Page 525
Home
Juz 27 Page 525 / 604 Hizb 53
Surah النجم

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 32

    A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin)?

  2. 33

    Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë;

  3. 34

    andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën!

  4. 35

    A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!

  5. 36

    A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë.

  6. 37

    Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë?

  7. 38

    Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë!

  8. 39

    Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë?!

  9. 40

    Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë?!

  10. 41

    Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë?!

  11. 42

    Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar?

  12. 43

    Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij!

  13. 44

    Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!”

  14. 45

    E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen.

  15. 46

    Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush.

  16. 47

    E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë.

  17. 48

    E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh,

  18. 49

    dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve!

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00