Ayah commentary
Tafsir
Loading tafsir…
Unified search
Search works with or without diacritics while preserving displayed Quran text.
Ayah actions
الرحمن · Ayah 43هَـٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى يُكَذِّبُ بِهَا ٱلْمُجْرِمُونَ
Reciter
Ayah actions
الرحمن · Ayah 54مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشٍۭ بَطَآئِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍ ۚ وَجَنَى ٱلْجَنَّتَيْنِ دَانٍ
Reciter
Ayah actions
الرحمن · Ayah 56فِيهِنَّ قَـٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّ
Reciter
Ayah commentary
Loading tafsir…
Ayah meanings
Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(Atyre u thuhet): “Ja, ky është xhehennemi të cilin e përgënjeshtronin mëkatarët!
Ata do të sillen në mes zjarrit dhe ujit të vëluar ë ka arritur shkallën më të lartë të vëlimit!
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E, për ata që i druajnë paraqitjes para Zotit të vet, do të kenë dy xhennete,
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(dy xhennete) me drunj të degëzuar,
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
në të ka burime që rrjedhin
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
në ta – prej çdo lloj peme, ka nga dy lloje, -
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(ata do të jenë) të mbështetur në shtrojet, astari i të cilave është prej mëndafshi të trashë, e frytet e dy xhenneteve do të jenë të afërta (për t’i kapë me dorë),
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
Në ta, do të jenë ato (virxhëreshat), me sy ulur, të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë,
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ato do të jenë si rubin (gurë të çmueshëm) dhe merxhanë (korale),
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E, nën këto dy (xhennete) janë edye dy xhennete (tjera), -
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
(Këta dy janë) të stolisur me gjelbërim,
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
në to janë dy burime (të përhershme) fiskishë (që hedhin lart ujin),
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
në to ka pemë, hurme dhe shega,
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
Reading