Al Madinah Quran
Language
The Beneficent Page 534
Home
Juz 27 Page 534 / 604 Hizb 54
Surah الواقعة
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 70

    në to ka bukuroshe virtytesh të mrekullueshme,

  2. 71

    e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!

  3. 72

    hyritë (e xhennetit) të kufizuara më shatorra,

  4. 73

    e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!

  5. 74

    të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë, -

  6. 75

    e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!

  7. 76

    Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbëra, të mrekullueshme dhe të bukura, -

  8. 77

    e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!

  9. 78

    Është i lartësuar emri i Zotit tënd, të Madhërueshëm dhe Bamirës!

  10. 1

    Kur të ndodhë Ngjarja (Dita e Kijametit), -

  11. 2

    të ndodhurit e saj askush nuk do ta mohojë,

  12. 3

    e cila i ulë (të këqinjtë), i lartëson (të mirët),

  13. 4

    kur Toka të dridhet fuqishëm,

  14. 5

    dhe malet të derdhën copë-copë,

  15. 6

    dhe shndërrohen në pluhur të shpërndarë,

  16. 7

    kur ju njerëzit, do të ndaheni në tri grupe:

  17. 8

    ata të lumturit – kush janë të lumturit?!

  18. 9

    dhe ata fatkëqinjtë – kush janë fatkëqinjtë?!

  19. 10

    Ata që kanë prirë (në besim), do të prijnë (edhe në xhennet),

  20. 11

    ata janë të afërt

  21. 12

    në kopshtet e xhennetit e të kënaqësisë,

  22. 13

    (e këta janë) shumë prej të parëve,

  23. 14

    e pak prej të mëvondshmëve, -

  24. 15

    në divanet e stolisura (me gurë të çmueshëm),

  25. 16

    të mbështetur në to dhe të kthyer njëri karshi tjetrit;

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00