Al Madinah Quran
Language
Friday Page 553
Home
Juz 28 Page 553 / 604 Hizb 56
Surah الجمعة
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 1

    Çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë e falenderojnë Perëndinë, Sunduesin absolut, të pastër (prej të gjitha të metave), të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm.

  2. 2

    Perëndia është Ai, që ju ka dërguar të pa arsimuarve një Profet nga mesi i tyre, që ua ka lexuar ajetet e Kur’anit dhe i ka pastruar (nga gjendjet e gabuara), ua ka mësuar Librin (Kur’anin) dhe urtinë (dijeninë e thellë), meqë, ata më parë, në të vërtetë, kanë qenë në humbje të plotë,

  3. 3

    edhe të tjerëve nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar – Ai (Perëndia), është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

  4. 4

    Kjo është dhuntia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e dhuntia e Perëndisë është e madhe.

  5. 5

    Shembulli i atyr që janë obliguar me Teurat e pastaj nuk e kanë zbatuar, i shembëllen gomarit që i bartë librat (por pa dobi). E, sa të këqinj janë ata, të cilët i mohojnë argumentet e Perëndisë! E, Perëndia, nuk e orienton në rrugën e drejtë atë popull që është dhunues (zullumqar).

  6. 6

    Thuaj: “O Hebrenj (Çifutë), nëse ju pohoni se jeni të vetmit njerëz të dashur të Perëndisë, atëhrë dëshiroie vdekjen, nëse jeni të sinqertë”.

  7. 7

    Ata kurrë nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të veprave që kanë punuar; e Perëndia i njeh mirë zullumqarët.

  8. 8

    Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00