Al Madinah Quran
Language
The Pen Page 565
Home
Juz 29 Page 565 / 604 Hizb 57

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 17

    Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet;

  2. 18

    e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”

  3. 19

    Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin

  4. 20

    dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar.

  5. 21

    Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin:

  6. 22

    “Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”

  7. 23

    Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht:

  8. 24

    “Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”

  9. 25

    Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit),

  10. 26

    e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur;

  11. 27

    por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”

  12. 28

    Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”

  13. 29

    “Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”

  14. 30

    Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin.

  15. 31

    “Sa keq për ne!” thanë ata – ne, me të vërtetë, paskemi qenë të egërsuar;

  16. 32

    Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!”

  17. 33

    I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë!

  18. 34

    Për ata që i druajnë Perëndisë, te Perëndia do të ketë kopshte të dhuntisë, -

  19. 35

    Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! –

  20. 36

    Çka keni ju, si gjykoni ju?!

  21. 37

    A keni ju ndonjë libër, në të cilin lexoni

  22. 38

    se do të keni atë që e zgjedhni ju?

  23. 39

    Apo, a ka për ju betime të mëdha, që do të vlejnë deri në Ditën e Kijametit, e që do ta keni atë çka e keni caktuar.

  24. 40

    Pyeti ata – kush është garantues për këtë.

  25. 41

    Ose, a kanë ata bashkëpunëtorë në këtë. E, le t’i sjellin ata bashkëpunëtorët e tyre, nëse flasin të vërtetën.

  26. 42

    (Kujtoju) Ditën e vështirë, kur zbulohen të gjitha dhe ata ftohen (thirrën) që të përulen në tokë (në sexhde), e nuk munden (nuk do të kenë fuqi),

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00