Al Madinah Quran
Language
The Ascending Stairways Page 570
Home
Juz 29 Page 570 / 604 Hizb 57
Surah نوح
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 41

    t’i ndërrojmë ata me më të mirë prej tyre dhe Ne nuk jeni të penguar.

  2. 42

    Andaj, lëri ti ata le të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë përderisa të hasin në Ditën e tyre të caktuar,

  3. 43

    Dita në të cilën dalin nga varrezat duke vrapuar, thuajse po nxitojnë te idolet e tyre,

  4. 44

    me sy të varur që i ka kapluar poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!

  5. 1

    Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij: “Paralajmëro popullin tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm!”

  6. 2

    Ai tha: “O populli im, unë, me të vërtetë, jam për ju paralajmërues i qartë;

  7. 3

    që t’i luteni Perëndisë dhe t’i ruheni (kundërshtimit) të Atij dhe që të më dëgjoni mua,

  8. 4

    Ai ju falë mëkatet tuaja dhe do t’ju lërë të jetoni deri në çastin e caktuar, e kur t’ju vije çasti i caktuar i Perëndisë, me të vërtetë, ai nuk shtyhet; ta dini ju”.

  9. 5

    Ai tha: “O Zoti im, unë, me te vërtetë, e thirra popullin tim natë e ditë,

  10. 6

    por thirrja ime (nuk solli dobi, por) shkaktoi largim edhe më të madh.

  11. 7

    E, sa herë që i thërrita (unë) ata (në punë të mbarë), për t’i falur Ti, ata i shtinin gishtërinjtë në veshët e tyre dhe mbuloheshin me petkat e tyre (për të mos më parë) – ishin këmbëngulës dhe shumë mendjemëdhenj.

  12. 8

    Pastaj, i thirra haptazi (me zë edhe më të lartë),

  13. 9

    e mandej ua shpalla publikisht atë, si dhe në besim u përshpërita (i thirra në të gjitha format).

  14. 10

    Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Perëndia i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh;

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00