Al Madinah Quran
Language
The Enshrouded One Page 574
Home
Juz 29 Page 574 / 604 Hizb 58
Surah المزمل
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 1

    O ti i mbështjellur (Muhammed)!

  2. 2

    Zgjoju (lutju) Perëndisë natën, pos të paktën; -

  3. 3

    gjysmën e saj ose edhe më pak nga ajo,

  4. 4

    ose diçka më shumë se ajo, dhe lexo Kur’anin me kujdes dhe qartë,

  5. 5

    Ne, me të vërtetë, do të dërgojmë ty fjalë të rënda –

  6. 6

    sepse, zgjuarja natën, me të vërtetë, vepron më fuqishëm dhe shprehjet (mësimet) janë më të kthjellta,

  7. 7

    meqë ti, me të vërtetë, ditën je shumë i angazhuar.

  8. 8

    Dhe përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij.

  9. 9

    Ai ësht Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër përveç Tij, dhe Atë merre për mbrojtës!

  10. 10

    Dhe, duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të bukur,

  11. 11

    e lermëni Mua (t’i qeroj hesapet) me ata që të konsiderojnë (ty) për gënjeshtar, të cilët jetojnë në luks dhe jepju pak afat atyre:

  12. 12

    se, padyshim, Ne kemi pranga dhe zjarr,

  13. 13

    dhe gjellëra që ngelin në fyt, dhe dënime të dhembshme

  14. 14

    në Ditën kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si grumbuj të shkapërderdhur të rërës.

  15. 15

    Ne, juve, me të vërtetë, ju kemi dërguar një Profet dëshmitar kundër jush, ashtu siç ia kemi pas dërguar një profet Faraonit,

  16. 16

    por Faraoni e ka kundërshtuar Profetin, andaj e kemi dënuar atë me dënim të rëndë.

  17. 17

    Qysh do të ruheni ju (nga dënimet) nëse mbeteni jobesimtarë Ditën në të cilën fëmijët bëhen të thinjët (prej tmerrit të madh)?!

  18. 18

    Atë ditë, qielli do të çahet (nga tmerri), e premtimi i Zotit do të jetë i plotësuar.

  19. 19

    Kjo, me të vërtetë, është këshillë; dhe kush dëshiron – le ta zgjedhin rrugën (që shpie) te Zoti i tij.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00