Al Madinah Quran
Language
The Cloaked One Page 576
Home
Juz 29 Page 576 / 604 Hizb 58

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 19

    dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur!

  2. 20

    dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! –

  3. 21

    Pastaj ka shikuar

  4. 22

    e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra)

  5. 23

    dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis,

  6. 24

    dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese,

  7. 25

    këto janë vetëm fjalë njeriu!”

  8. 26

    Do ta hudhi (dënojë) në Sekar (Skëterrë) –

  9. 27

    e kush të shpjegon ty se çka është Sekari?

  10. 28

    Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë (i djegë)

  11. 29

    lëkurat iu bënë të zeza (nga të djegurit)

  12. 30

    mbikëqyrës të tij (Skëterrës) janë nëntëmbëdhjetë (engjëj). –

  13. 31

    Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, - dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit.

  14. 32

    Kurrsesi! Betohem në Hënën

  15. 33

    dhe në natën që largohet,

  16. 34

    e mëngjesin që zbardhëllon, -

  17. 35

    ajo (skëterra), me të vërtetë, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha,

  18. 36

    kjo është si këshillim –

  19. 37

    për ata nga ju që dëshirojnë të bëjnë mirë ose të abstenojnë (në këtë)!

  20. 38

    Çdo njeri është peng (përgjegjës) për veprat e veta,

  21. 39

    përveç fatlumëve;

  22. 40

    të cilët në kopshtijet e xhenneti i pyesin fajtorët:

  23. 41

    -

  24. 42

    “Çka u ka sjellë juve në Sekar (Skëterrë)?”

  25. 43

    Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz

  26. 44

    dhe prej atyre që i kanë ushqyer të varfërit

  27. 45

    dhe jemi lëshuar në biseda të kota me djerraditësit (badihavxhinjtë),

  28. 46

    dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit,

  29. 47

    përderisa nuk na erdhi vdekja”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00