Al Madinah Quran
Language
The Cloaked One Page 577
Home
Juz 29 Page 577 / 604 Hizb 58
Surah القيامة
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 48

    Kurrfarë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre.

  2. 49

    E, përse shmangën ata nga këshillimi,

  3. 50

    thua se janë gomarë të egër,

  4. 51

    të frikësuar, që kanë ikur prej luanit.

  5. 52

    Po! Çdonjëri nga ata do të kërkojë që t’i jepet rregjistri i qartë (nga Zoti).

  6. 53

    Kurrsesi, pasi që ata nuk i frikohen Ditës së Kijametit!

  7. 54

    Ai (Kur’ani), në të vërtetë, është këshillë,

  8. 55

    dhe kush të dojë, le ta pranojë,

  9. 56

    e këshillohen vetëm ata që do Perëndia; Ai është i vetmi të cilit duhet t’i druajmë dhe Ai është i vetmi falës.

  10. 1

    Betohem në Ditën e Kijametit

  11. 2

    dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten.

  12. 3

    A mendon njeriu që nuk do të mund t’ia mbledhim eshtrat e tij?

  13. 4

    Po si jo, Ne mundemi me ia bë majet e gishtave ashtu si i ka pasur.

  14. 5

    Por, njeriu dëshiron të gabojë përderisa të jetë gjallë,

  15. 6

    e pyet: “Kur do të jetë Dita e Kijametit?”

  16. 7

    Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika

  17. 8

    dhe të zihet Hëna,

  18. 9

    dhe Dielli e Hëna të bashkohen,

  19. 10

    atë ditë njeriu, thërret: “Ku të ikim?”

  20. 11

    Askund! S’ka strehim.

  21. 12

    Atë ditë, strehimi është te Zoti yt,

  22. 13

    atë ditë, njeriu informohet për veprat që i ka punuar, si dhe për ato që i ka lëshuar,

  23. 14

    njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes,

  24. 15

    madje – edhe në qoftë se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen).

  25. 16

    Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde,

  26. 17

    Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’ani), për ta lexuar atë (si është).

  27. 18

    E, kur ta lexojë Xhebraili atë (Kur’anin), përcille ti leximin e tij,

  28. 19

    e pastaj, Ne do ta shpjegojmë.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00