Al Madinah Quran
Language
Man Page 579
Home
Juz 29 Page 579 / 604 Hizb 58

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 6

    Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan;

  2. 7

    ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah,

  3. 8

    dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).

  4. 9

    (Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim!

  5. 10

    Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”.

  6. 11

    Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,

  7. 12

    dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta:

  8. 13

    (ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit),

  9. 14

    dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë.

  10. 15

    Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme,

  11. 16

    të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.

  12. 17

    Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil

  13. 18

    nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil.

  14. 19

    Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë.

  15. 20

    Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë.

  16. 21

    Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme).

  17. 22

    (Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar.

  18. 23

    Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe),

  19. 24

    Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët!

  20. 25

    Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje,

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00