Ayah commentary
Tafsir
Loading tafsir…
Unified search
Search works with or without diacritics while preserving displayed Quran text.
Ayah actions
المرسلات · Ayah 27وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ شَـٰمِخَـٰتٍ وَأَسْقَيْنَـٰكُم مَّآءً فُرَاتًا
Reciter
Ayah actions
المرسلات · Ayah 38هَـٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَـٰكُمْ وَٱلْأَوَّلِينَ
Reciter
Ayah actions
المرسلات · Ayah 43كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Reciter
Ayah commentary
Loading tafsir…
Ayah meanings
Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21
A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm,
të cilin e kemi vendosur në vend të sigurtë,
dei në afatin e caktuar?!
E tillë është fuqia Jonë; e sa të fuqishëm jemi Ne! –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
A nuk e bëmë Ne Tokën vendtubimi
të të gjallëve dhe të të vdekurëve
dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (dënimi), të cilën ju e keni konsideruar gënjeshtër,
shkoni kah tymi i ndarë në tri fjollë,
i cili nuk të freskon dhe nga flaka nuk shpëton.
Ai hedh shkëndija si rrënjët e lisit të madh,
sikur t’ishin deve (gamilla) të verdha. –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
Kjo është ajo ditë kur ata nuk mund të flasin
dhe nuk jepet leje për ta, për t’u arsyetuar. –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(Ju thuhet): Kjo është Dita e gjykimit, në të cilën juv edhe popujt e lashtë i kemi tubuar,
e nëse dispononi me ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
Ata që ruhen nga të kundërshtuarit Perëndinë, do të jenë në mesin e burimeve dhe të hijeve,
dhe midis pemëve çfarë i dëshirojnë.
(Ju thuhet): “Hani e pini, e ju bëftë mirë! (Shpërblim) për atë që keni punuar”.
Kështu Na i shpërblejmë ata, që bëjnë vepra të mira. –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
(Ju thuhet jobesimtarëve): “Hani dhe kënaquni, por për pak kohë!”
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
Por, kur ju thuhet atyre (në këtë jetë): “Përuluni ndaj Perëndisë (falni namazin)!” – ata nuk përulen. –
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
E, në çfarë libri tjetër do të besojnë, pas Kur’anit?!
Reading